
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga kalaja e Beratit, ka prezantuar planin për trashëgiminë kulturore, historike dhe fetare.
“Nesër në qeveri do të garantoj gjithë mbështetjen për trashëgiminë, sipas së cilës investimi në të do të kthehet shumëfish”.
Basha krahasoi monumentet kulturore që ka Holanda me ato që ka Shqipëria.
“Holanda është një qytet me histori shumë të pasur dhe prapë kur vij këtu rrëqethem, sepse historia këtu është shumë më e pasur dhe është shumë më intriguese, por është e pazbuluar”.
Ai tha se në Shqipëri në vitet ‘67-‘68 janë shkatërruar pasuri tё pakthyeshme tё kësaj trashëgimie kulturore.
Basha nuk i kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Qeveria aktuale nuk e ka mbështetur sa duhet këtë fushë, pasi ka vrapuar drejt përfitimeve të çastit”.
Kryedemokrati e mbylli duke thënë se nё Shqipëri, në tё njëjtën kohё, ka monumente tё tilla qё bёjnё krenar çdo shqiptar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Shehaj “po punon” për një alternativë të re politike
-
Nesër mblidhet Këshilli i Ministrave të Italisë, në rend dite edhe marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur