Shqipëria

Basha: Po vjen pranvera, më 25 prill do t’a fshijmë të keqen


Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, të martën e 23 shkurtit, zhvilloi një takim me qytetarët të cilët kanë biznesenë Njësinë Administrative nr.7, Tiranë, duke ju treguar planin për biznesin.

“Po vjen pranvera do t’a fshijmë të keqen. Pandemia e nxori zbuluar fare por Shqipëria ka 8 vjet në krizë të thellë”.

Një nga shqetësimet e sipërmarrësve ishte se çmimi që ata paguajnë për dritat është në ‘stratosferë’.

Basha tha se më 25 prill është dita kur shqiptarët do t’i japin fund gjitha padrejtësive.

“E gjithë Shqipëria dhe biznesi ka jetuar me frikën e gjobave, të padrejtësive dhe të paaftësive. Më 25 prill dop të jetë fitorja e çdo shqiptari, jo vetëm e imja”.

Kryetari i PD-së, ju premtoi bizneseve se do do të çlirohen nga frika. Qeveria e ardhshme do jetë në krah të tyre.

“Do të ju ndihmojmë të vini në pune me qejf dhe jo me tmerr e frikë. Me 25 prill do të vritet frika të kutia e votimit”.

Basha nuk i kurseu dhe akuzat për kundërshtarin e tij, Kryeministrin Edi Rama.

“Kanë fituar miliardat në kurriz të shqiptarëve. Që nga investimet e TAP-it asnjë investim tjetër nuk është bërë”.

Basha tha se me ndihmën e shqiptarëve fitoren e ka të sigurtë.

“Do të humbë Rama dhe e keqja, do të fitojë Shqipëria. Asnjë premtim nuk kanë mbajtur në këto 8 vite qevrisje të Ramës.”

“Më 25 prill fiton e gjithë Shqipëria. Programi ynë do të vij në ndihmën tuaj, njerëzve të punës, ju që punoni me djersën e ballit e nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite. Nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj. Unë nuk kam premtime, kam vetëm programe dhe angazhime”, e përmbylli Basha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore