Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka fituar një betejë mediatike me paraardhësin e tij në krye të të djathtëve, Sali Berishën, pasi ka regjistruar mbi dy herë më shumë shikues në prime time në ekranet shqiptare, kur të dy figurat e larta politike kanë qenë në transmetim të drejtpërdrejtë.
Nga njëra anë, Basha ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në televizionin “Top Channel”. Ai ka arritur që në fillim të shfaqjes tij direkt, në shifra mbi 10 mijë ndjekës direktë në profilin e tij në Facebook. Sakaq, në një pikë të transmetimit, ai ka kapur shifrën 12 mijë e 400 shikues.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha, është ndalur në më pak se gjysma e kuotës së Bashës. Në pika të caktuara, ai ka kapur deri në mbi 6 mijë shikues. Por, nuk ka shkuar përtej shifrës.
Pavarësisht faktit se këto shikime mbeten thjesht shifra në rrjet, ato shpesh janë shfaqur domethënëse për politikanët.
Në terma të gjerë, jo pak herë, ndjekshmëria dhe aktiviteti në mediat sociale të politikanëve, ka reflektuar edhe mbështetjen e tyre me votë.
Këtë gjë e ka faktuar edhe kryeministri Edi Rama. Ai prej kohësh është politikani më i ndjekur në rrjet dhe rroku së fundmi mandatin e tretë radhazi dhe të dytin si i vetëm në Shqipëri.
Me një luftë të hapur brenda PD-së për kreun e saj dhe dy ditë përpara Kuvendit të partisë më 18 dhjetor, të thirrur nga Basha, edhe shikueshmëria mediatike vjen si një plus në garë.
Në po të njëjtën datë, Berisha ka kërkuar një referendum në anëtarësi për shkarkimin përfundimtar të Bashës nga kreu i selisë blu.
Tashmë, pritet të shihet nëse mbështetja online për Bashën, do të reflektohet edhe në anëtarësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
‘Kultura e Hakmarrjes’: Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit po çojnë në vetëgjyqësi
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Bazat, depot, aeroportet: Objektivat e Kievit në Rusi
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit