Shqipëria

Basha mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD-së në orën 18:00


Të dielën e 7 nëntorit, në orën 18:00 do të mblidhet kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Deri më tani nuk dihet çfarë do të diskutohet në mbledhje. Por, aksioni opozitar ka nisur punën në parlament.

Më 20 tetor  PD-ja ka depozituar zyrtarisht tre amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë.

Përkatësisht janë reforma territoriale, zgjedhore dhe vetting-u i politikanëve .

Nga ana tjetër PD-ja ka shpallur dhe zgjedhjet e reja për drejtuesit e forumit rinor dhe grave.

Për shkak të kësaj të fundit, kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ka dalë kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe është drejtuar kah foltores së liderit historik Sali Berisha.

Ky i fundit ka nisur aksionin opozitar brenda PD-së duke kundërshtuar vendimet e Bashës.

Ishte një vendim i Departamenti amerikan të Shtetit më 19 maj 2021, i cili e shpalli Berishën persona non grata.

Pikërisht për shkak të këtij përcaktimi, Sali Berisha u përjashtua nga Basha, prej Grupit Parlamentar të demokratëve, vetëm një ditë përpara fillimit të legjislaturës së re kuvendore, më 9 shtator 2021.

Në përgjigje të përjashtimit, Berisha nisi foltoret e tij me një bazë të militantëve demokratë. Synimi kryesor i tij është rrëzimi i vendimit të Bashës për përjashtimin e tij.

Për këtë, ish-kryeministrit i duhet të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, gjë që ai pretendon se e ka kryer tashmë.

Berisha është zotuar që më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore