Shqipëria

Basha: Me Ramën Shqipëria në vendnumëro, do të nxisim biznesin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prezantimin e programit të PD-së për Doing Business dhe Anti-korrupsion është shprehur se plani tyre  lidhet me nxitjen dhe përmirësimin e klimës biznesit në Shqipëri dhe korrupsionit.

“Të luftojmë korrupsionin në mënyrë sistematike. Ne jemi në vendin 82 në botës mes 190 vende doing business, nivel shumë i ulët ku vendet e rajonit janë shumë përpara nesh”.

Kryedemokrati tha se objektivi tyre është futja e Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira.

“Sot biznesi humb kohë, energji, inspektime nga organet vendore, qëndrore”.

Basha u shpreh se hapi parë është  krijimi i moratorium-it 12 mujor.

“Do ulim me ligj numrin e inspektimeve, kontrollove. Do ulim me ligj numrin e inspektimeve, kontrollove. Nuk do të inspektohen në vit më shumë se 10% e bizneseve. Do ulim numrin e lejeve të licencave, listë e gjerë e papërcaktuar me ligj”.

Hapi i dytë  sipas tij është ekonomia e tregut, ku nuk sundon monopoli, oligopoli, por ekonomia e lirë ku fokusi nuk do të jetë vetëm biznesi madh por edhe i vogli dhe mesëm.

“Ne besojmë tek shtresa e mesme. Qeverisje e vogël, efektive. Të gjithë qytetarët e barabartë para ligjit, politika mirënjohura ndërkombëtare”.

Basha u zotua se do të publikojë normën e taksave për katër vite.

“Do eleminoj çdo deskrecion dhe interpretim ligjesh nga ministrat.Do eleminoj çdo përjashtim nga ligjet. Me një institucion të besueshëm ndërkombëtar, hetim i çdo kontrate të dhënë deri sot”.

Së treti ai tha se do të punojë me sistem antikorrupsion, duke ngritur agjensinë antikorrupsion, duke bërë identifikimin e dosjeve.

Për Bashën, Shqipëria në vendnumëro

Më herët Basha, ka publikuar në Facebook një video ku pretendon se “Shqipëria ka mbetur në vendnumëro” me Edi Ramën si kryeministër.

“Ka tetë vjet që vendi ka ngecur keq në baltë”, thuhet në videon e Bashës. “Tetë vite në vendnumëro për shkak të Ramës”.

Për kryeopozitarin gjithsesi, “më 25 prill vendi do të vihet sërish në lëvizje”. “Më 25 prill, fiton Shqipëria”, përmbyllet video e postuar nga kreu i PD-së.

Më herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama publikoi një video. Ai theksonte se “pavarësisht goditjeve të mëdha, qeveria do të vazhdojë përpara”.

Nisja zyrtare e fushatës zgjedhore është ende një muaj larg. Gjithsesi, postimi i rregullt i këtyre videove tregon metodën e re të përzgjedhur nga dy kandidatët për kryeministër, ku fushata bëhet 365 ditët e vitit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore