
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu drejtua në një intervistë ish-liderit demokrat, Sali Berisha se “nëse ke shumicën, çfarë frike ke?”.
Ky reagim i Bashës lidhet me ballafaqimin e 18 janarit, ku disa mbështetës të Berishës u konfliktuan verbalisht me kryedemokratin.
“Nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas”, garantoi kreu i selisë blu.
Sa u takon zgjedhjeve të pjesshme lokale, Basha garantoi se Partia Demokratike nuk do t’i ikë asnjë beteje.
Faktori politik, u shpreh kryedemokrati, është një përcaktim, i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që PD-ja po prezanton në Shqipëri.
Ai u ndal edhe te zhvillimet brenda selisë blu, të cilat i konsideron “brenda shtëpisë”.
Sipas tij, ky angazhim, ky bashkëbisedim me demokratët është shumë i dobishëm.
“Kur përmendet një grup njerëzish që lëviz sa në një takim në takimin tjetër, për fat të keq u kujton shqiptarëve fillimin e pluralizmit të ashtuquajturit vullnetarë të një tjetër individi që kishte ngritur kultin e vetes”, shtoi më tej Basha.
Referuar kësaj të fundit, ai e nënvizon si përgënjeshtrimin më të mirë që i bën vetvetes.
“Normalisht nëse e vërteta do të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha, atëherë ç’nevojë ka t’i nxjerrësh vullnetarë një deputeti të shkarkuar nga posti i kryetarit dhe që është në kontakt me demokratët për t’i takuar. E vërteta është krejt ndryshe”, përmbylli intervistën kryetari i PD-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qindra shqiptarë janë riatdhesuar nga MB-ja, sipas ministrit britanik
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Nuk ndalet aksioni anti-kanabis në Shqipëri, tjetër serë gjendet në Malësinë e Madhe
-
Për herë të parë, Shqipërinë do ta vizitojë një president i Estonisë
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes