
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, mëngjesin e ditës së mërkurë, 17 mars, ka zhvilluar një vizitë në fabrikën e vajit në Novoselë, Vlorë. Ai premtoi se plani i tij është 100 milionë euro subvencion për fermerin shqiptar.
“Në asnjë vend të botës nuk ecën as bujqësia pa subvencionimin e shtetit”.
Basha tha se Bashkimi Evropian shpenzon 1/3 euro nga buxheti për mbështetje ndaj fermerëve. Ai u ndal dhe te vendi fqinj Maqedonia e Veriut, e cila shpenzon 120 milionë euro për fermerin.
“Ne u bëmë faktor për prodhimin e vajit të ullirit. Tetë vite asnjë subvencion për asgjë në bujqësi, blegtori, agrokulturë. Ndodh pastaj që kostoja e prodhimit rritet, pasi kushton nafta”.
Kryedemokrati u premtoi fermerëve se shteti, në momentin kur ai të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë në krahun e tyre duke e kthyer biznesin e tyre në sipërmarrje.
“Vaji duhet certifikuar për transport. Faji i shtetit këtu është se nuk e keni në krah. Vaji i ullirit jo vetëm do të shitet në Shqipëri, por dhe do të eksportohet”.
Ai u premtoi atyre se programi i PD-së do t’i ndihmojë të gjithë fermerët, që paratë e fituara të ngelen në xhepin e tyre.
Basha nuk i kurseu as akuzat për qeverinë Rama.
“Ato që ai i premtoi 8 vjet, nuk i mbajti. Të vish të premtosh në fushatë është e thjeshtë, ndaj nuk kanë më besim shqiptarët te politika. Ai politikën e ka parë si instrument për të kapur pushtetin”.
“Nuk ka premtime nga unë, por angazhime. Lekët e buxhetit të shtetit do t’i çoj tek ata që paguajnë taksat, te shqiptarët”, e mbylli Basha.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Rama: Do ta cilësojmë ‘kriminel lufte’ tani, George Washington-in e Kosovës?