Shqipëria

Bardhi kërkon mocion me debat sa i takon prodhimit të lëndëve narkotike


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në seancën plenare të 18 prillit ka kërkuar futjen në rendin e ditës të një mocioni me debat.

Kjo në lidhje me prodhimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

“Në shkelje të rregullores ju shkelët një çështje që është shqyrtuar në konferencën e kryetarëve. Nuk e keni sjellë në seancë plenare”.

Ai tha se grupi i PD-së, ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon prodhimit shitjes së lëndëve narkotike në vend.

“Bazuar në shqetësimin si vend prodhues i lëndës narkotike, dhe vend tranzit. Lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve. Keni marrë përsipër të bëni avokatinë e Olsi Ramës. Morët urdhër politik për ta bllokuar. Por keni detyrim të shpjegoni pse e bllokoni”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore