Shqipëria

Bardhi drejtuar Ramës: Nuk u përgjigje, a prodhohen mbetje toksike në Shqipëri


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mbetjet toksike nuk iu përgjigj pyetjeve të ngritura nga opozita.

“A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri? Ku shkojnë? A prodhon Kurum mbetje të rrezikshme?”, pyeti Bardhi.

Ai u shpreh se Rama lexoi një fjalim të shkruar nga dy ministret, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.

“The lejohet të transportohet. Jo nuk lejohet të bëhet transporti i mbetjeve të rrezikshme nëse nuk ke marrë autorizim nga vendi pritës”.

Sipas Bardhit, fakti është se nuk Qeveria nuk kishte leje nga vendi pritës.

“Duhet autorizim nga ministrja e Mjedisit. Çdo kompani që merr përsipër për të transportuar mbetje të rrezikshme duhet të marrë leje te ministria e Mjedisit, e cila merr aprovimin e vendit pritës. Çfarë i kë bërë Kurum ke marrë vendim kundër Kurum”, tha Bardhi.

Lajmi në përditësim 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore