Aplikacione

Bard nis në Evropë dhe Brazil


Alphabet, kompania mëmë e Google, ka filluar shpërndarjen e chatbot-it të saj, Bard, në Evropë dhe Brazil.

Bard dhe ChatGPT janë dy shembuj të AI gjenerativë që mund të përgjigjen pyetjeve në një mënyrë të ngjashme me njeriun.

Përdorimi i Bard në Bashkimin Evropian u shty pasi organi rregullator kryesor i të dhënave në bllok ngriti shqetësime rreth privatësisë.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave deklaroi se Alphabet nuk kishte dhënë mjaft informacion për t’u siguruar se mjeti i tyre AI mbron privatësinë e qytetarëve evropianë.

Kompania ka bërë të ditur se që atëherë ka takuar mbikëqyrësit për të siguruar që çështjet e transparencës, dhe kontrollit janë adresuar në mënyrë të përshtatshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore