Sport

Barcelona të gatshëm të largojnë pjesën më të madhe të ekipit


Skuadra e Barcelonës

Klubi i Barcelonës ka borxh 1.2 miliardë euro dhe duhet të zvogëlojë faturën e pagave para se të nënshkruajnë me lojtarë të rinj, megjithatë, ata tashmë kanë shtuar Sergio Agueron dhe Eric Garcian si transferime të lira.

Gazeta Goal pretendon se Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për 17 lojtarë të ekipit të parë, në një përpjekje për të mbledhur fonde.

Goal thotë se një numër lojtarësh mund të transferohen dhe kjo listë përfshinë lojtarë si: Philippe Coutinho, Miralem Pjanic, Martin Braithwaite, Matheus Fernandes, Samuel Umtiti, Neto, Sergio Busquets, Jordi Alba, Sergi Roberto, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Sergino Dest, Gerard Pique, Riqui Puig, Francisco Trincao dhe Emerson Royal.

Raporti i gazetës Goal, thotë se kapiteni i klubit, Lionel Messi, i cili është në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re është i paprekshëm.

Por, kësaj liste bashk me Messin i bashkohen edhe Ronald Araujo, Ansu Fati, Pedri dhe Frenkie de Jong si të paprekshëm.

Klubi i Barcelonës po kalon një merkato fantastike, por për t’i bërë ballë krizave financiare, kataluansit duhet edhe të shesin një shumë të madhe të lojtarëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore