Sport

Barcelona rinovon kontratat me dy talentët e saj


Barcelona, përveç që po mendon të transferojë futbollistë gjatë kësaj vere, po punon edhe për rinovimin e kontratave të tyre.

Kështu, katalanasit kanë rinovuar kontratat me dy talentët e tyre: Alejandro Balde dhe Lamine Yamal.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romanom sipas të cilit Balde ka rinovuar deri në vitin 2028, ndërsa Yamal ka rinovuar deri në vitin 2026.

Balde iu bashkua klubit të parë të Barçës në verën e vitit të kaluar nga akademia e klubit të tyre.

Në sezonin e kaluar ai luajti në 44 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave shënoi një gol dhe dhuroi shtatë asistime.

Pra, 19-vjeçari me kaq shumë paraqitje, është një futbollist i pëlqyer i trajnerit të klubit, Xavi Hernandez.

Në anën tjetër, Lamine Yamal është vetëm 16-vjeçar, por edhe ai bën pjesë në planet e Xavi-t.

Yamal bëri debutimin me ekipin e parë në sezonin e kaluar, duke luajtur për shtatë minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore