Sport

Barcelona planifikon për të ardhmen


Talenti 17-vjeçar, Alejandro Balde do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Barcelonën të Enjten, sipas gazetës Mundo Deportivo.

Mbrojtësi i majtë i lindur në Barcelonë po stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Balde, refuzoi ofertat nga Chelsea dhe AC Milan pasi dëshira e tij ishte të vazhdonte tek ekipi katalunas.

Balde u bashkua me ekipin e La Ligës në moshën tetë vjeçare dhe që atëherë është rritur në radhët e të rinjve.

Marrëveshja e tij aktuale skadon verën e ardhshme dhe ai pritet të nënshkruajë një kontratë të re që zgjat deri në qershor 2026.

Mbrojtësi i majtë ende nuk është inkuadruar në ekipin e parë nga trajneri Ronald Koeman, por klubi katalunas e shikon atë si një lojtar shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës, prandaj ata janë të etur të zgjasin qëndrimin e tij në klub.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore