Përballje

Barcelona mposht Villarreal-in, ik 11 pikë nga Real Madrid-i


Barcelona ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Villarreal-i me rezultat 0:1, në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.

Katalanasve iu mjaftoi një gol në këtë ndeshje për t’i fituar tre pikët e radhës, që tani janë 11 pikë nga rivali i tyre, Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimit në Kupën e Botës për klube.

Goli i Barcelonës erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes, kur pas një aksioni shumë të bukur, Robert Lewandowski asistoi për Pedri-n, i cili e shtyu topin në rrjetë.

Në vazhdim, dyja skuadrat patën disa raste të mira për të shënuar, por rezultati mbeti i pandryshuar, me mysafirët që dolën me tre pikë nga kjo ndeshje.

Barcelona gjithashtu mund të krenohet edhe me mbrojtjen më të mirë në pesë ligat më të forta evropiane, pasi që deri më tani kanë pranuar vetëm shtatë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore