Barcelona kalon në bisedime të avancuara me adoleshentin Yamal

SHFLETO
Jon Haxhiu
01.05.2023 16:00
Loading Icons...

Barcelona është në bisedime të avancuara me agjentët e Lamine Yamal që adoleshenti të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale, raporton Mundo Deportivo.

Sulmuesi spanjoll, i cili së fundmi ka hyrë në 11-shen e parë, mbush 16 vjeç më 13 korrik dhe kontrata e tij për të rinjtë skadon në fund të sezonit.

Por me Real Madridin që raportohet se monitoron situatën e Yamal, Barcelona po përshpejton negociatat.

Barcelona është optimiste se Yamal do të vazhdojë në klub përtej kësaj vere, veçanërisht pasi lojtari bëri debutimin e tij në ligë fundjavën e kaluar.

Ai u bë debutuesi më i ri i Barcelonës në ligë pasi doli nga stoli në fitoren 4-0 të së shtunës kundër Real Betis.