Sport

Barcelona firmos kontratë më mbrojtësin spanjoll


Inigo Martinez do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Qendërmrbojtësit 31-vjeçar do t’i skadojë kontrata me Athletic Bilbao-n në fund të sezonit dhe ai nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre, kështu që do të transferohet falas te Barcelona në verën e ardhshme.

Martinez ka nënshkruar para-kontratë me ekipin e Xavi-t dhe do të jetë pjesë e tyre deri në verën e vitit 2025.

Lojtari bask debutoi me kombëtaren e Spanjës dhjetë vite më parë, ndërsa numëron 20 ndeshje dhe një gol me iberikët.

Kujtojmë që Martinez është pjesë e Bilbao-s që nga janari i viti 2018, kur u transferua nga Real Sociedad-i për shumën e 32 milionë eurove.

Deri më tani, ai ka luajtur në 175 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Bilbao-s, prej të cilave ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore