Sport

Barcelona dhe City pas talentit të Las Palmas, cilësohet si “Pedri i ri”


Barcelona vazhdon punën për gjetjen e talenteve në futboll. Katalanasit i janë rikthyer përsëri Las Palmas-it, aty ku morën Pedri-n. Kësaj radhe në fokus është Alberto Moleiro.

Sipas mediave spanjolle, Moleiro në fakt konsiderohet si “Pedri i ri”, që gjithashtu ndiqet me interes edhe nga Manchester City, pa harruar Arsenal dhe Milan.

Vetë lojtari i pyetur për të ardhmen, ka lënë të kuptohet se dëshira e tij është Barça ose City, për sistemin e lojës që ato kanë.

“Unë e shoh veten në skuadrat që luajnë me top sepse pa top vuaj. Unë di të luaj edhe pa top, por më kushton pak më shumë dhe mendoj, idealja do të ishte skuadrat ku u pëlqen të luajnë, aty kaloj mirë”, tha Moleiro.

“Nuk e besoj kur shoh që ato skuadra janë të interesuara për mua. Mendoj se janë lajme të rreme, por është e vërtetë që pak nga pak e beson dhe kjo do të thotë se po i bën gjërat siç duhet. Duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë”, vijoi mesfushori.

18-vjeçari që është dhe pjesë e Spanjës U-21 këtë sezon, deri më tani, ka arritur të dhuroi tre asistime në gjashtë ndeshje në La Liga 2.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore