Përballje

Barcelona befasohet nga Almeria


Befasia e javës së 23-të në La Liga është klubi i Almeria-s, të cilët e mposhtën Barcelonën me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 24-të, kur El Bilal Toure shënoi një gol të bukur pas asistimit të Luis Suarez-it.

Në vazhdim, Barcelona pati mundësi të shumta për ta barazuar rezultatin, por huqjet nga ana e katalanasve ishin të njëpasnjëshme.

Në pjesën e dytë, Blaugranasit morën lajmin e hidhur, pasi Gavi e mori kartonin e pestë të verdhë dhe do të mungojë në takimin e ardhshëm.

Xavi shpresoi që me disa zëvendësime të ndryshonte rezultat, por asnjë goditje serioze nuk u bë në kuadratin e portës kundërshtare.

Kjo humbje edhe më tej e lë Barcelonën lider në La Liga me 59 pikë, shtatë më shumë se Real Madrid-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore