Përballje

Barcelona barazon përball Cadiz


Pas një dominimi total gjatë gjithë lojës, Barcelona barazon përball Cadizit në ligën e Spanjës, me një gol në minutat e fundit të shënuar nga Aleix Fernandez.

Barcelona arritën të marrin epërsinë në minutën e 32-të, ku shënoi argjentinasi Lionel Messi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ekipi katalunas kishin posedimin 81% të kohës dhe kishin 21 shance për të shënuar, por kjo nuk ishte e mjaftushme për të mundur Cadiz.

Cadiz barazuan rezultatin në minutën e 89-të, edhe këta njejtë si Katalunasit shënuan nga penalltia me spanjollin Aleix Fernandez.

Ekipi katalunas kishin mundësinë ti afrohen madrilenëve, Real Madrid dhe Atletico Madrid me këtë ndeshje, por kjo lojë i la më mbrapa.

Barcelona ndodhet në vendin e tretë me 47 pikë, por ka një lojë më pak se Real Madridi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore