Banorët e Fierzës kallëzojnë në SPAK kryetarin e Bashkisë Tropojë

Brixhilda Xhuraj
04.09.2023 16:46
Loading Icons...

Banorët e Njësisë Administrative Fierzë kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.

Sipas banorëve të zonës, kryebashkiaku ka favorizuar kushërinjtë e tij në lidhje me një gurore në zonë, në kundërshtim të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

Në denoncimin e firmosur nga 320 banorë të zonës, është kallëzuar në SPAK edhe përfaqësuesi i firmës së gurores Avni Byberi, si dhe shef i komisaritatit të Tropojës, Përparim Allmuça.

Kjo me akuzën e “Korrupsionit pasiv e aktiv i fuksionarit të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurit vendor”.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhë Byberi duke mos gjetur zgjidhje. Kryetari i bashkisë Tropojë Rexh Byberi është i përfshirë në  aktivitete kriminale , dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallëzim ku e akuzojmë për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale’ dhe për veprën penale të ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor'”.

 

Të fundit

Aktuale