Lajme

Banka e Izraelit do të shesë 30 miliardë dollarë valutë të huaj për të stabilizuar shekelin


Banka e Izraelit tha të hënën se do të shesë deri në 30 miliardë dollarë valutë të huaj në tregun e hapur, në shitjen e parë të këmbimit valutor të bankës qendrore, për të ruajtur stabilitetin gjatë luftës së Izraelit me militantët palestinezë në Gaza.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters” dhe kompania mediatike “Bloomberg”.

Lëvizja u duk se qetësoi shpejt tregun pasi shekli u rikuperua nga humbjet e mëdha të hershme.

“Banka do të operojë në treg gjatë periudhës së ardhshme për të zbutur luhatshmërinë e kursit të këmbimit të shekelit dhe për të siguruar likuiditetin e nevojshëm për vazhdimin e funksionimit të duhur të tregjeve”, thuhet në një deklaratë.

Banka qendrore tha gjithashtu se do të sigurojë likuiditet përmes mekanizmave Swap në treg deri në 15 miliardë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore