Lajme

Banka Botërore ul perspektivën e saj ekonomike për Azinë


Banka Botërore.

Banka Botërore ka ulur perspektivën e saj ekonomike për Azinë Lindore dhe Paqësorin, duke vënë në dukje luftën në Ukrainë, rritjen e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngadalësimin e rritjes në Kinë si rreziqe për rritjen e rajonit.

Rajoni pritet të shohë rritje prej pesë për qind në 2022, nga një parashikim prej 5.4 për qind në tetor, tha huadhënësi me bazë në Uashington në një raport të publikuar të martën.

Por, rritja mund të bjerë në katër për qind në rast të përkeqësimit të kushteve dhe reagimeve joefektive të politikave nga qeveritë, tha institucioni financiar ndërkombëtar, duke bërë thirrje për “reforma të guximshme të politikave fiskale, të kujdesit, tregtisë dhe inovacionit”.

“Ashtu si ekonomitë e Azisë Lindore dhe Paqësorit po rikuperoheshin nga tronditja e shkaktuar nga pandemia, lufta në Ukrainë po rëndon në vrullin e rritjes”, tha në një deklaratë zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësor, Manuela Ferro.

“Bazat kryesisht të forta dhe politikat e shëndosha të rajonit duhet ta ndihmojnë atë t’i përballojë këto stuhi”.

Banka Botërore.

Sipas raportit, Kina parashikohet të rritet me pesë për qind këtë vit, i cili vuri në duke aftësinë e qeverisë për të ofruar stimul për të kompensuar goditjet negative.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë po ngadalësohet pasi bllokimet ultra të rrepta që synojnë frenimin e shpërthimit më të keq të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë rëndojnë mbi prodhimin dhe kërkesën.

Duke përjashtuar Kinën, rajoni i Azisë Lindore dhe Paqësorit pritet të ketë 4.8 për qind rritje, nga 5.2 për qind.

Në Azinë Juglindore, Filipinet kishin perspektivën më të fortë, me rritje të vlerësuar në 5.7 për qind, e ndjekur nga Malajzia, Vietnami dhe Indonezia.

Carlos Casanova, ekonomist i lartë për Azinë në UBP në Hong Kong, i tha Al Jazeera-s se parashikimi i ulur i Bankës Botërore pasqyron kërkesën më të dobët në Kinë dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

“Është ende herët për të përcaktuar se si do të ndodhin ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit global në të ardhmen, por e sigurtë për të supozuar se inflacioni do të mbetet mbi objektivin në shumicën e ekonomive aziatike në vitin 2022, përpara se të bjerë në 2023”, deklaroi Casanova.

“Për sa i përket Kinës, muajt më të dobët janë ende përpara nesh, por ne presim një pikë kthese në aktivitet në qershor, sapo të fillojë stimuli i politikës”.

Tim Harcourt, kryeekonomist në Institutin për Politikat Publike dhe Qeverisjen në Universitetin e Teknologjisë në Sidnej, i tha Al Jazeera se ka gjithashtu disa shenja ekonomike inkurajuese në horizont.

“Ka shenja të lehtësimit të vështirësive të transportit. Çmimet e mallrave janë të shëndetshme. Pra, kjo është një arsye e mirë për të qenë të sigurt në parashikimet e Bankës Botërore”, tha Harcourt.

Mirëpo, sipas tij përshkallëzimi i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe presionet inflacioniste mudn të shkaktojnë një rishikim të mëvonshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore