Shqipëria

Balluku paralajmëron fillimin e fashës 800 kW në tetor


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga data 1 tetor do të vendoset si tavan fasha prej 800 kilovat/orë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste televizive të zyrtares shqiptare.

“Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nuk do të ndryshojë pavarësisht krizës që po kalon sektori energjetik në të gjithë botën”, u shpreh fillimisht Balluku.

Sipas saj, konsumatorët familjarë, mbi këtë sasi (800 kW) do të faturohen me vlerën e tregut.

“Fasha mbi 800 kW do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 tetor”, shtoi zëvendës kryeministrja.

Kjo, duke bërë të ditur se çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare kanë kaluar çdo parashikim, ku sot vlera arriti në 616 euro për MW.

Ministrja vërejti se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të energjisë ndërsa shtoi se në terren për të ndaluar abuzimet, si nga konsumatorët familjarë ashtu edhe bizneset do të zbresë për kontrolle një task-force.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore