Shqipëria

Balluku: Nënshkruhet marrëveshja për Rehabilitimin Elektromekanik të HEC Fierzës


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pasditen e 28 janarit ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja për Rehabilitimin Elektromekanik të Hidrocentralit të Fierzës.

“Projekti parashikon ndërhyrjen në turbinën një dhe 3 tre të HEC Fierzës si dhe rehabilitimin e plotë të gjeneratorëve të të katër turbinave në këtë HEC”, tha Balluku në fjalën e saj.

Ndër të tjera ajo tha se kjo ndërhyrje do të forcoj kapacitetet menaxhuese dhe operuese të KESH-it, veçanërisht në lidhje me rolin e tij në të ardhmen si ofrues energjie në tregun e liberalizuar të energjisë shqiptare dhe në rajon.

Ky projekt do të zhvillohet me një fond të dhënë nga Bashkimi Evropian dhe Republika Federale gjermane nëpërmjet KfW-së.

Përkatësisht për vitin 2022 KfW-ja ka financuar qeverinë shqiptare me 250 milionë euro, ndërsa përgjatë vitit 2021 me 150 milionë euro.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Kontrata u nënshkrua nga përfaqësues të MIE-së, nga ministrja e Finacnave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe nga përfaqësues të KfW-së.

I pranishëm gjatë nënshkrimit ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca dhe ai i gjerman, Peter Zingraf.

Soreca në fjalën e tij tha se këto janë projekte model që mbështeten nga BE-ja si pjesë e Planit të Investime ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Duke qenë se bota po përballet me  një krizë energjetike, Soreca në fjalën e tij theksoi se, “HEC-i i Fierzës është jetik për Shqipërinë, do të sigurojë për më shumë familje nga një burim i energjisë së rinovueshme”.

Nga ana tjetër Zingraf theksoi se, “Evropa është këtu me anë të skuadrës së vet”.

“Gjermania jep kontributin e saj në sektorin e energjisë në mënyrë të sigurt që mund të arrihet nga publiku”, vijoi më tej ai.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Sipas tij bota po kalon një krizë energjetike me çmimet e energjisë që kanë arritur nivele të paprecedent.

Ndërsa ministrja Ibrahimaj theksoi se BE-ja është një nga partnerët e Shqipërisë e cilaka dhënë mbi 100 milionë euro ndihmë për procesin e hartimit të zbatimit të projekteve të ndryshme në përputhje me vlerat e BE-së.

Në përfundim ajo bëri të ditur se janë nënshkruar dy marrëveshje me 8.35 dhe 2 milionë euro si pjesë e paketës mbështesë dhe e huas prej 40 milionë euro të nënshkruar vitin e kalua mes KfW-së – republika federale gjermane – dhe BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore