Lajme

Ballkani Perëndimor duhet të përmirësojë politikat për të trajtuar ndryshimet klimatike


Raportet e fundit të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) kanë nxjerrë një pamje mjaft të zymtë të së ardhmes së planetit.

Pjesë bën edhe Ballkani Perëndimor, si një rajon që është përballur me rreziqe dhe cenueshmëri në rritje për më shumë se një dekadë.

Këto përfshijnë intensifikimin e ngjarjeve të përmbytjeve, periudha të zgjatura thatësire, rritje të incidencës së zjarreve në pyje ose erozion të tokës.

Sipas International Union for Conservation of Nature (IUCN), zgjidhjet e bazuara në natyrë luajnë një rol të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave duke ofruar njëkohësisht mirëqenien njerëzore dhe përfitimet e biodiversitetit.

Kështu, ligji dhe politika duhet të ofrojnë kuadrin e nevojshëm për hartimin, zbatimin dhe monitorimin për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë.

Ligji dhe politika duhet të shihen si aleatë të rëndësishëm.

Për shkak se realitetet ligjore dhe të politikave ndryshojnë midis rajoneve, një hap i parë i rëndësishëm duhet të përfshijë të kuptuarit deri në masën në të cilën ligjet dhe politikat ekzistuese mbështesin, mundësojnë ose pengojnë zgjidhjet e bazuara në natyrë.

Analiza në Ballkanin Perëndimor ka vlerësuar sistematikisht boshllëqet e politikave dhe mundësitë për integrimin e këtyre zgjidhjeve.

Nga kjo janë nxjerrë rekomandime konkrete në kuadër të planit të veprimit për të drejtuar prioritetet për rajonin dhe për çdo ekonomi të Ballkanit Perëndimor.

Plani i veprimit synon t’i bëjë zgjidhjet e bazuara në natyrë pjesë qendrore të përgjigjeve të politikave strategjike.

Identifikimi i mundësive dhe barrierave të përbashkëta në instrumentet përkatëse ligjore dhe të politikave mundëson ndërthurjen e qasjeve në të gjithë rajonin.

Rekomandimet e raportit e vënë theksin në angazhimin e vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë identifikimin dhe bashkëpunimin me partnerët në rishikimin dhe hartimin e dokumenteve ligjore dhe të politikave.

Po ashtu fokusin e ngritjes së kapaciteteve dhe hartimin e ndërhyrjet pilot në Shqipëri dhe Serbi, sipas IUPC-së.

Prej vëzhgimit të kryer është vënë re se politikat rrallë përfshijnë një diskutim mbi kufijtë social dhe ekologjikë ose masat mbrojtëse. Një tjetër boshllëk në politikat e analizuara lidhet me mungesën e të dhënave dhe analizave ekonomike.

Me kalimin e kohës, një fokus më i madh i tyre në ligj dhe politikë mund të mbështesë ndryshimin transformues në rajon.

Kjo do të çojë më tej zhvillimin ligjor dhe të politikave dhe të mbështesë krijimin e kushteve të favorshme për të mbrojtur mirëqenien njerëzore dhe biodiversitetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore