Shqipëria

Balliu denoncim para SPAK për inceneratorët: Para drejtësisë vetëm ushtarët


Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu ka denoncuar sot përpara Prokurorisë së Posaçme SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Balliu ka lëshuar akuza drejt SPAK teksa ka cilësuar se qeveria është dirigjent i gjithë kësaj situate. Ai thotë se denoncimet nuk do të ndalen derisa hetimet të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët e vërtetë.

”Si ka mundësi që SPAK nuk i sheh veprimet e Veliajt, njerëzit e tij as me pushime nuk shkojnë pa lejen e tij. Ai ka firmosur, përse SPAK bën sikur nuk e di, a ka mundësi që vartësit e tij të bëjnë gjë pa dijeninë e Veliajt. Përse SPAK mbyll gojën, ky institucion është kthyer ne krim, në avokatin themelor të aferës monstruoze atë të inceneratorëve”.

Sipas tij, “pas gjithë atyre fakteve, arrestimeve e hetimeve prapë taksat për inceneratorin vijojnë”.

“Edi Rama nuk merret në hetim edhe pse ka firmosur, merren njerëzit që ata përdorin. SPAK është mbrojtësi më i madh i kësaj afere kaq të madhe”, tha Balliu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore