Kosova

“Ballëlartë si gjithmonë” – Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë


Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Krasniqi e Ismaili, kanë takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

“Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”, ka shkruar fillimisht Krasniqi në platformën sociale, Facebook.

Sipas tij, si Thaçi ashtu edhe Veseli, ishin ballëlartë si gjithmonë.

“I gjetëm me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenar secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore