Shqipëria

Balla: Shqipëria, në rrugën e duhur për të plotësuar pritshmëritë evropiane


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit ka cekur vendimin  e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian për të mos përcaktuar një datë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ballës, “Shqipëria është në rrugën e duhur për të plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes evropiane”.

“Tashmë të gjitha vendet anëtare, edhe ato që kanë qenë më skeptike, janë vlerësuara për atë që Shqipëria ka arritur”, tha Balla në fjalimin e tij.

Ai theksoi se, shpresa e Shqipërisë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari.

Balla komentoi edhe raportimin e dy institucioneve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ILDKPKI-së.

Sipas tij, raportimi shpreh gatishmërinë e mazhorancës, për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore