
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas lajmërimit të protestës opozitare më 6 dhjetor.
Kujtojmë që kjo ditë përkon me Samitin i cili do të organizohet në Tiranë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes. Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari”, shkruan fillimisht Balla.
Sipas përfaqësuesit socialist, Sali Berisha po thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe njerëzit e tij “që të turpërojnë Shqipërinë”.
“A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian”, përmbyll reagimin kreu i Grupit të PS-së.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi më herët gjatë mbledhjes së Kryesisë se protesta e radhës do të mbahet më 6 dhjetor.
Sipas Berishës, ky është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin para përfaqësuesve më të lartë të demokracive europiane.
“Protesta e 12 Nëntorit domosdoshmërisht duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor, mendoj unë, është rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqësuesve më të lartë të demokracive europiane, para të gjithë botës, pikërisht me këtë agjendë: Betejë për kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot portin e Durrësit që po u plaçkitet në mënyrë më të paimagjinueshme”, shpjegoi kryedemokrati.
Ish-kryeministri theksoi se protesta do të jetë një akt mikpritje ndaj liderëve të BE-së.
Partia Demokratike, nëpërmjet një njoftimi për mediat, përshëndeste më 24 tetor mbajtjen e Samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.
Sipas selisë blu, ky vendim ishte një afirmim i ri i unionit ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave