Lajme

Balena përplaset me varkën, 5 të vdekur


Pesë persona raportohet se kanë vdekur pasi një varkë në Zelandën e Re u përmbys, ku u përplas me një balenë.

Transmetuesi publik i Zelandës së Re raportoi se anija u përmbys në gjirin e Goose-s pranë qytetit të Kaikoura-s në ishullin jugor.

11persona ishin në bordin e anijes dhe pesë trupa u gjetën më vonë nga punonjësit e shërbimeve të urgjencës.

Gjashtë persona arritën të shpëtoheshin.

“Policia tha se anija u përmbys pas një ‘përplasjeje’, por nuk mundi të konfirmonte se me çfarë u përplas”, raportoi transmetuesi.

Kryetari i bashkisë së Kaikoura-s, Craig Mackle i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se deti ishte i qetë në kohën e aksidentit dhe supozohej se një balenë kishte dalë nga poshtë varkës dhe e kishte kthyer atë.

Mackle tha se kishte balena me gunga që udhëtonin në atë kohë.

Kaikoura është një destinacion popullor për shikimin e balenave.

Një numër biznesesh në zonë ofrojnë udhëtime me varkë ose shëtitje me helikopter, në mënyrë që turistët të mund të shohin nga afër balenat, delfinët dhe krijesat e tjera të detit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore