Sport

Bajrami është edhe më afër transferimit te Fiorentina


Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, është afër që ta bëjë një hap të madh në karrierën e tij.

Mesfushori që shkëlqeu me Empoli-n në edicionin e kaluar, është afër që të transferohet te klubi tjetër italian, Fiorentina.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, drejtuesit e dy klubeve nga Serie A do të kenë edhe një takim këtë javë, që pritet të jetë i fundit, për ta përmbyllur marrëveshjen për transferimin e Bajramit.

Transferimi i mesfushorit shqiptar pritet t’i kushtojë Fiorentina-s mbi 10 milionë euro, shumë kjo që mund të shkojë deri në 15 me bonuse.

Ndërsa thuhet që Bajramin e pret një kontratë pesë-vjeçare me klubin vjollcë.

Kujtojmë që Bajrami është pjesë e klubit të Empoli-t prej shtatorit të vitit 2020, kur u bashkua nga skuadra zvicerane, Grasshoppers, për shumën e 500 mijë eurove.

Ai deri më tani ka zhvilluar 76 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Empoli-t, prej të cilave ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore