Lajme

Bajqinovci dhe Rexhaj vizitojnë policët e lënduar nga sulmi në Skenderaj


Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj vizitojnë dy zyrtarët policorë që u plagosen në Skenderaj.

Dy deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj kanë vizituar dy zyrtaret policorë të cilët kanë përfunduar të plagosur në Skenderaj, të shtunën e 2 korrikut.

Lajmin për vizitën në QKUK e ka bërë të ditur Bajqinovci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!”.

Tutje ka bërë të ditur se njëri nga policët e lënduar ishte liruar.

“Njëri nga dy policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi. Uniforma e shtetit duhet të respektohet!”.

Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës në një pikë kontrolli, por janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, ishte thënë në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndryshe, me 4 korrik Nuredin Lushtaku është dorëzuar në organet e rendit.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

Dorëzimi i Lushtakut ka ardhur pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit Faton Lushtaku dhe Arif Lushtaku për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore