Lajme

Avokati serb: Perëndimi të zgjohet nga gjumi, 7 parti në zgjedhje në Serbi janë pro ruse


Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, ka shkruar në platformën X se gjashtë nga shtatë partitë që po garojnë për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi, janë parti pro ruse.

“Në Serbi, partitë politike edhe një herë po e përqendrojnë fushatën e tyre në Kosovë dhe në të njëjtën kohë, ata kryejnë programim emocional/psikologjik të votuesve të Serbisë për të ruajtur konfliktin gjatë dekadave të ardhshme. 6 nga 7 partitë kryesore politike në zgjedhje janë parti të hapura ruse”, ka shkruar ai.

“Slobodan Millosheviçi fushatën e tij e kishte fokusuar edhe në temën e Kosovës. Kjo rezultoi në luftëra, viktima dhe krime lufte”.

Prandaj, ai ka theksuar se “Perëndimi nuk duhet të flejë” në të ardhmen dhe të vazhdojë të refuzojë të ndërhyjë drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Serbisë, “sepse narrativat ekzistuese kërcënojnë sigurinë e Evropës në afat të gjatë”.

“Perëndimi duhet të marrë përsipër që të ndërhyjë drejtpërdrejt në situatën politike në Ballkan”, potencoi Stojkoviç.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor në Serbi.

Me shpalljen e zgjedhjeve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore