Avokati i Popullit: Pandemia solli jo vetëm përkeqësimin ekonomik, por edhe rritje e dhunës në familje

SHFLETO

Naim Qelaj, Avokati i Popullit

 

albanianpost.com, albanianpost.com
10.12.2021 13:52
Loading Icons...

Pandemia COVID-19, në Kosovë jo vetëm që vështirësoi gjendjen ekonomike të qytetarëve, por shtoi edhe numrin e rasteve të dhunës në familje.

Këto, janë gjetje të Avokatit të Popullit, të publikuara në një komunikatë për medie, emergjenca shëndetësore dhe ndikimi i pandemisë COVID-19 në të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës.

“Gjatë kohës së masave kufizuese është rritur ndjeshëm numri i dhunës në familje”, thuhet në këtë raport.

“1915 raste janë shënuar në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 janë paraqitur në polici 2069 raste të dhunës në familje”, specifikon më tej ky dokument për medie nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Ilustrim

Avokati i Popullit, në periudhën e pandemisë ka trajtuar ndikimin e masave kufizuese të pandemisë, në veçanti në shëndetin publik, në shëndetin mendor, në të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhunën në familje, të drejtat e fëmijëve dhe ndikimi i emergjencës shëndetësore në jetën e fëmijëve, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe të drejtat sociale dhe të punës.

Në anën tjetër gjendja ekonomike ka sjellë hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve.

“Gjendja ekonomike e familjeve  raportohet të jetë rënduar edhe më tej me rrezikun e rritjes së shkallës së varfërisë”, thuhet në raport.

Veç tjerash, raporti nxjerr 22 rekomandime të cilat u adresohen autoriteteve publike me qëllim që në të ardhmen të respektohen standardet për të drejtat e njeriut në secilën masë kufizuese që mund të vendoset në situata emergjente.