Lajme

Autoriteti letonez anulon licencën për kanalin televiziv rus


Këshilli Kombëtar i Medias Letoneze (NCESMI) ka anuluar licencën e transmetimit të kanalit televiziv rus “Dozhd”.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i NCESMI-së, Ivars Abolins.

Ai ka sqaruar se vendimi, i cili do të hyjë në fuqi nga 8 dhjetori, është marrë për shkak të kërcënimit të transmetuesit për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Po ashtu vjen edhe pas vlerësimit të kompleksit të shkeljeve të kryera kohët e fundit.

Ato përfshijnë mungesën e një kolone zanore në gjuhën shtetërore për transmetime, imazhin e Krimesë në hartë si pjesë e territorit të Rusisë dhe faktin që prezantuesi televiziv e quan ushtrinë ruse “ushtria jonë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore