Lajme

Autoritetet ukrainase nuk e konfirmojnë “sulmin” në Belgorod, thonë gazetarët gjermanë


Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e konfirmon “përgjegjësinë” për sulmin në Belgorod.

Njoftimi bëhet i ditur nga dy gazetarët e së përditshmes gjermane “Bild”, Julian Ropcke dhe Filipp Piatov.

“Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës i thotë kolegut tim Piatov, se ‘nuk e ka këtë informacion’ që forcat ukrainase sulmuan një depo nafte në rajonin e Belgorod-it, duke lënë të kuptohet se sulmi mund të jetë një flamur i rremë rus për të justifikuar sulme të mëtejshme brutale në vend”, shkruan Ropcke në Twitter.

Dy nga helikopterët ushtarakë të Ukrainës goditën një depo karburanti në qytetin rus të Belgorod-it të premten e 1 prillit.

Ky ishte lajmi i agjencisë “Reuters” që citonte guvernatorin rajonal Vyacheslav Gladkov.

Ajo e Gladkov ishte akuza e parë për një sulm ajror ukrainas në tokën ruse.

Kjo, qëkurse Moska pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt.

Helikopterët goditën objektin pasi kaluan kufirin në lartësi të ulët, vërente guvernatori në kanalin e tij “Telegram”.

Zjarri plagosi më pas dy punëtorë, shtoi Gladkov, ndërsa disa zona po evakuoheshin në qytet pranë kufirit me Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore