Lajme

Autoritetet ruse lyejnë muralin e madh të Navalny-t në Shën Petersburg


Autoritetet ruse kanë lyer me shpejtësi një murale të madhe, realizuar për opozitarin e burgosur, Alexei Navalny, të mërkurën e 28 prillit. Kjo, pasi u shfaq brenda natës në murin e një ndërtese në qendër të Shën Petersburg.

Murali, mu në vendlindjen e presidentit Vladimir Putin, tregonte një Navalny të qeshur, rrjeti aktivist i të cilit është në prag të deklarimit të jashtëligjshëm si “ekstremist”. Ata kishin bërë një formë zemre me duart e tij pranë sloganit “Heroi i një kohe të re”.

Policia arriti në vendin e ngjarjes, në 9 të mëngjesit me kohën lokale. Brenda 90 minutave punëtorët e lyen atë me bojë të verdhë. Ishte e paqartë se kush e pikturoi muralin.

Navalny, kundërshtari më i deklaruar i Putin-it, po vuan një dënim me burg 2 vite e gjysmë për shkelje me kusht të një dënimi të mëparshëm që ai thotë se ishte i motivuar politikisht.

Një gjykatë po shqyrton një kërkesë nga prokurori i Moskës për të ndaluar Fondacionin Antikorrupsion të Navalny-t (FBK) dhe zyrat e tij rajonale me arsyetimin se ata janë ekstremistë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet të enjten.

Lyubov Sobol, një aleat i Navalny, u tall me autoritetet për pikturimin e muraleve.

“Kjo është mënyra se si ata transformojnë gjithçka ‘të gjallë’ dhe të bukur në jopersonale dhe ‘të vdekur’. Për ne, Rusia është për lumturinë, për ta, është për errësirë ​​dhe ngecje”, shkroi ajo në Tëitter.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore