Lajme

Automjetet ushtarake të Ukrainës hyjnë në Kiev për të mbrojtur qytetin


Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejeve molotov (bomba benzine) dhe marrjen e armëve.

Ukraina ndodhet në ditën e dytë të luftës me Rusinë. Vendi raporton të paktën 137 vdekje. OKB-ja vlerëson se mbi 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa vendet perëndimore kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore