Austria dhe Holanda nisin veprimet ligjore kundër Rusisë për rrëzimin e avionit MH17 në Ukrainë në vitin 2014
Rindërtimi i MH17, i rrëzuar mbi Ukrainë në 2014. Australia dhe Holanda po ndërmarrin veprime ligjore kundër Rusisë për katastrofën. Fotografia: Piroschka van de Wouw
Xhezair Dashi
14.03.2022 11:29Australia dhe Holanda kanë nisur procedurat ligjore kundër Rusisë përmes Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për rrëzimin e fluturimin MH17 të Malaysia Airlines, raporton “The Guardian”.
Veprimi ligjor do të detyrojë Rusinë të merr pjesë në negociatat e bllokuara me dy vendet, dhe gjithashtu mund të rezultojë në penalizimin e tij nga organizata e lidhur me Kombet e Bashkuara e cila është përgjegjëse për administrimin e ligjit ndërkombëtar të aviacionit.
Australia dhe Holanda synojnë kompensim dhe kërkimfalje nga Federata Ruse për fatkeqësinë e MH17 ku mbetën të vdekur 298 njerëz, përfshirë 38 australianë, që u vranë kur avioni u qëllua mbi Ukrainë në vitin 2014.
Rusia ka mohuar përfshirjen e saj pavarësisht gjetjeve të hetimeve ndërkombëtare, dhe unilateralisht është tërhequr nga negociatat me dy vendet në tetor të vitit 2020.
Ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne dhe prokurorja e përgjithshme, Michaelia Cash, njoftuan të hënën se Australia do të nisë veprime të përbashkëta me Holandën sipas nenit 84 të Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar dhe do të pretendojnë se Rusia ka shkelur Konventën e Çikagos.
“Ne kemi deklaruar që nga maji 2018 se Federata Ruse është përgjegjëse sipas ligjit ndërkombëtar për rrëzimin e fluturimit MH17”, tha Payne në një deklaratë përpara njoftimit të së hënës.
“Aksioni i sotëm i përbashkët i Australisë dhe Holandës është një hap i madh përpara në luftën e të dy vendeve për të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë për këtë akt të tmerrshëm dhune.”
“Refuzimi i Federatës Ruse për të marrë përgjegjësinë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17 është i papranueshëm dhe qeveria australiane ka thënë gjithmonë se nuk do të përjashtojë asnjë opsion ligjor në ndjekjen tonë të drejtësisë.”
Australia dhe Holanda do të mbështeten në atë që ata thonë se është “prova dërrmuese” se fluturimi u rrëzua nga një sistem raketor rus Buk-Telar, tokë-ajër, i cili u transportua nga Rusia në një fushë bujqësore në lindje të Ukrainës. në mëngjesin e 17 korrikut 2014.
Në atë kohë zona ajrore ishte nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Të dy vendet do të paraqesin gjithashtu prova se sistemi raketor i përkiste brigadës së 53-të ushtarake kundërajrore të Federatës Ruse dhe shoqërohej nga një ekuipazh ushtarak rus i trajnuar.
Vetëm ekuipazhi rus i trajnuar i Buk-Telar, ose dikush që vepron nën udhëzimet, drejtimin ose kontrollin e tyre mund të kishte nisur sistemin raketor, i cili u kthye në Federatën Ruse menjëherë pas rrëzimit të fluturimit MH17.
Veprimi ligjor është përveç ndjekjes kombëtare holandeze të katër të dyshuarve për përgjegjësinë e tyre penale individuale në rrëzimin e avionit: tre rusë, Igor Girkin, Sergey Dubinskiy, Oleg Pulatov dhe një ukrainas, Leonid Kharchenko.