Lajme

Austri: Pagesat për ndryshimet klimatike u morën nga të vdekurit


Autoritetet austriake kanë bërë thirrje për një rishikim të menjëhershëm të të ashtuquajturës skema e pagesës klimatike, e cila u jepet qytetarëve për të kompensuar taksën e karbonit, sepse u paguhet njerëzve të vdekur.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia austriake “Die Presse”.

Në Austri, “përfitime klimatike” marrin të gjithë ata që kanë jetuar në vend për 183 ditë në fillim të korrikut të vitit 2022.

Ato u futën për të kompensuar taksën mbi emetimet e karbonit, që rriti koston e karburantit dhe transportuesve të energjisë. Të rriturit marrin 500 euro, dhe fëmijët 250 euro.

Siç ka zbuluar ‘Die Presse’, ka raste kur “pagesat e klimës” janë marrë nga austriakë të vdekur.

Kjo, për shembull, i ka ndodhur Gerhard F. (mbiemri nuk specifikohet), nëna e të cilit mori 500 euro tashmë pas vdekjes së saj.

Në të njëjtën kohë, shteti refuzoi të kthejë fondet për “pagesat klimatike”, pasi ato paguhen për familje, dhe për këtë arsye Gerhard F. i trashëgon ligjërisht.

Dhe për shkak se kalojnë javë nga momenti i vdekjes deri në regjistrimin e saj, mijëra njerëz, si Gerhard, trashëgojnë fonde nga të afërmit e vdekur.

Pas raportimit të situatës nga mediat, partia austriake “New Austria – Forumi Liberal” (NEOS) i bëri thirrje Ministrisë së Çështjeve Klimatike që të rishikojë menjëherë skemën e “pagesave klimatike” në mënyrë që të mos shpërdorohen fondet buxhetore.

Ata kujtuan se ish-sekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë Austriake të krahut të djathtë, Laura Sachslener, humbi punën e saj në vitin 2019 pasi kritikoi skemën – duke thënë se “pagesat për klimën” nuk duhet të shkojnë për azilkërkuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore