Lajme

Australia izolon bletët, shkak një parazit


Në Australi, miliona bletë janë “izoluar”. Ndërsa mijëra të tjera do të shkatërrohen pasi u zbulua një parazit vdekjeprurës.

Paraziti varroa është gjetur për herë të parë në një port pranë Sidneit javën e kaluar. Dhe prej asokohe është parë 100 kilometra larg kosheres.

Sakaq, përhapja e këtij paraziti kërcënon t’i kushtojë industrisë së mjaltit dhe prodhimit të ushqimit miliona dollarë.

Deri në një njoftim të mëvonshëm, mbajtësit e bletëve brenda një zone të re të biosigurisë nuk do të jenë në gjendje të lëvizin koshere ose hoje mjalti.

Australia ka qenë i vetmi kontinent pa parazitin varroa. Ky i fundit konsiderohet kërcënimi më i madh për bletët në mbarë botën.

Përmasa e tij është përafërsisht sa një farë susami. Ai dobëson dhe vret kolonitë duke u ushqyer me to dhe duke transmetuar viruse.

Kështu, autoritetet kanë prezantuar disa masa biosigurie për të kufizuar shpërthimin.

Çdo koshere brenda dhjetë kilometrash nga vendet e infektuara gjithashtu do të shkatërrohet, teksa kolonitë brenda 25 kilometrash do të inspektohen dhe monitorohen.

Po ashtu po zbatohet një “izolim i bletëve” që ndalon lëvizjen e bletëve në të gjithë shtetin. Çka është kritike për të ndaluar prodhuesit shkatërrues të shpërthimit.

Nëse parazitët vazhdojnë të përhapen, kjo mund t’i kushtojë vetëm industrisë së prodhimit të mjaltit 70 milionë dollarë në vit.

Atje, afro një e treta e prodhimit të ushqimit mbështetet në pjalmimin e bletëve, duke përfshirë bajamet, mollët dhe avokadot.

E gjitha sepse bletët janë pjesë integrale e sistemit australian të prodhimit. Dhe ky është shqetësim si për industrinë edhe për komunitetin.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore