Lajme

Australi: Festa e ditës së fundit të shkollës u kthye në tragjedi për katër fëmijë


Të enjten e 16 dhjetorit, katër fëmijë kanë ndërruar jetë dhe katër janë në gjendje të rëndë pasi ranë nga 10 metra.

Kështjella e tyre kërcuese (që fryhen me ajër) u zhvendos në ajër nga era.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në veriperëndim të Tazmanisë.

Autoritetet vendase konfirmuan se dy vajza dhe dy djem, vdiqën në shkollën fillore Hillcrest në Devonport.

Komisioneri i policisë, Darren Hine, tha se oficerët u thirrën në shkollë pasi një erë e fortë shkaktoi ngritjen në ajër të kështjellës.

“Në një ditë kur këta fëmijë duhej të festonin ditën e fundit të shkollës fillore, përkundrazi ne të gjithë po vajtojmë humbjen e tyre”, tha Hine.

Është ende e paqartë se sa fëmijë po luanin në kështjellën e kërcimit gjatë asaj kohe.

Hine tha se një hetim ishte duke u zhvilluar, me mjekun që kishte vizituar tashmë vendin e ngjarjes.

Policia do të përgatisë një raport për mjekun në lidhje me WorkSafe Tasmania.

Kryeministri Peter Gutwein tha se tragjedia ishte “shkatërruese dhe zemërthyese”.

“Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura në rrethana të tilla tragjike”, u shpreh Gutwein.

Për transportimin e fëmijëve u përdorën disa helikopterë shpëtimi.

Në vendngjarje ndodhen njësitet policore dhe ekuipazhe të shumta ambulancash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore