Bota

Australi/Burg ose gjoba pёr kёdo qё kthehet nga India


Qytetarët australianë, të cilët kthehen në shtëpi nga India, mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobitje pas vendimit tё qeverisё pёr ta bёrё udhёtimin pёrkohёsisht tё paligjshёm.

Ministria Australiane e Shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë “bazuar në përqindjen e njerëzve që ishin infektuar me Covid-19 në Indi”.

Nga e hëna, kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve, nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi, do të ndalohet të hyjë në vend.

Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66 mijё dollarësh, ose të dyja. Vendimi do të rishikohet më 15 maj, sipas Ministrisё sё Shëndetësisë.

Më parë këtë javë, Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India.

Rreth 9 mijё australianё ndodhen aktualisht nё Indi, 600 prej tё cilёve klasifikohen nё grupin e personave tё rrezikuar.

“Ёshtё hera e parë që australianët dënohen për kthimin në vendin e tyre”, raportojnё mediat australiane.

Njё mjek e quajti lёvizjen e qeverisё si joproporcionale me rrezikun e jetёs sё njerёzve qё jetojnё nё Indi.

“Familjet tona po vdesin në Indi… me asnjë mënyrë për t’i larguar – kjo është braktisje”, tha GP dhe komentatori shëndetësor, doktor Vyom Sharmer.

Gjithsesi, ai u shpreh se qeveria nuk i merr lehtёsisht kёto vendime dhe se integriteti i shёndetit publik tё Australisё ёshtё njё çёshtje kritike.

Të shtunën India vendosi një tjetër rekord ditor global me rreth 401 mijё raste të reja, duke e rritur numrin nё më shumë se 19.1 milionё persona tё infektuar.

3 mijё e 523 persona të tjerë vdiqën në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e pёrgjithshёm tё viktimave në 211 mijё e 853, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se të dyja shifrat janё mё pak se numrat realё.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore