Futboll

Auf wiedersehen Löw…


Joachim Löw nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar gjerman pas Kampionatit Evropian. E ka bërë të ditur një shënim i lëshuar nga Federata, që thotë se përfundimi i hershëm i kontratës me Löw, i vlefshëm fillimisht deri në Kupën e Botës 2022, u kërkua nga vetë ai:

“Unë e bëj këtë hap me plotë vetëdije, plot krenari dhe mirënjohje të madhe – fjalët e Löë – por në të njëjtën kohë ende me motivim të madh për Evropianin e ardhshëm”.

Pasi u bashkua me ekipin kombëtar gjerman në 2004 si ndihmës i Jurgen Klinsmann dhe u bë trajner në 2006, 61-vjeçari Löw do të largohet nga Die Mannschaft pas 17 vitesh karrierë. Në Twitter ai ka postuar titullin e katërt botëror të Gjermanisë, fituar në 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore