Auto

Audi sjell modelin e ri SQ5


Audi, prodhuesi gjerman i automjeteve, sjell modelin SQ5 për vitin 2021.

Modeli i provës SQ5 rezulton më i fuqishmi me 349 kuaj fuqi. Sipas Audi-t, hibridi i ri mundëson përshpejtim më të shpejtë dhe është i lehtë. Edhe motori i tij turbo 3.0 litërsh V-6 e bën të jetë në përparësi nga modelet e tjera.

SQ5-a përshtatet me një kambio automatike konvencionale me tëtë shpejtësi në V-6 në dallim nga Q5-a i rregullt me shtatë shpejtësi.

Ky ndryshim bën të mundur që gjatë ndalesave, SQ5-a të tërhiqet pa probleme dhe me një lehtësi të kontrollueshme.

Prej programimit të rikalibruar të kontrollit të nisjes dhe raporteve më të shkurtra të ingranazheve nga e para në të pestën, Audi arrin një shpejtësi nga zero në 60 milje në orë në 4.7 sekonda, dallon Car and Driver.

Pavarësisht gjerësisë së rrotave prej 21 inç dhe gomave të provës me mure anësorë të hollë, SQ5 ecën në rrugë të prishura pa u dridhur.

Dizajni i brendshëm i makinës ka veshje opsionale me fibra karboni, ndërsa sediljet janë të rehatshme. Po ashtu, edhe pjesa e pasme e makinës është me hapësirë të gjerë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore