Lajme

Attal: Nëse RN fiton, mbështetja për Ukrainën do të marrë fund


Do të kishte “kthesa shumë serioze”, të tilla si “fundi i mbështetjes për Ukrainën dhe rreziku i nënshtrimit ndaj Rusisë”, në rast se Rassemblement National (RN) do të fitonte zgjedhjet legjislative që do të do të zhvillohen  në Francë më 30 qershor dhe 7 korrik.

Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri francez Gabriel Attal teksa ka prezantuar programin e tij zgjedhor dhe ka bërë me dije synimin e tij për të vazhduar financimin e mbrojtjes.

Në veçanti, Attal ka thënë se dëshiron të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2030 në përputhje me legjislacionin aktual, me qëllim “të trajtojë kërcënimet e reja” dhe “sigurinë që zëri i Francës të respektohet” në kontekstin ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore