Vende

Atraksionet e pazbuluara të Cornwall


Çdo verë rrugët e Kynance Cove dhe Porthcurno, mbushen plotë turistë. Makina, vizitorë, dhe zhurma gëlojnë në këtë vend.

Këtë vit pas pandemisë, pritet të ketë edhe më shumë turistë. Por nëse dëshironi të shmangni mbipopullimin, mund të drejtoheni drejt vendeve më pak të njohura.

Cornwall

Cornwall qëndron vetëm 420 metra mbi nivelin e detit.

Nga maja e kodrës më perëndimore të Britanisë, Chapel Carn Brea, është e mundur të shihni ishujt e Scilly-it, nëse moti është në anën tuaj. I njohur si vend i epokës neolitike, Cornwall merr pamjen e një vendi antik dhe të egër.

Carn Brea

Carn Brea në Redruth (për të mos u ngatërruar me Chapel Carn Brea) është një vend tjetër neolitik. Sidoqoftë, ndërsa Chapel Carn Brean njihet për aventura antike, Carn Brea e Redruth qëndron mes distriktit të minierave të kallajit dhe bakrit, që përdoreshin dikur në kohën e lulëzimit të Cornwall-it.

Nga aty dallohen qartë brigjet veriore dhe jugore. Një peizazh i formuar nga historia e minierave.

Nga aty mund të shihet Gwennap Pit, një amfiteatër në ajër të hapur, i formuar pas aktivitetit të minierave, i cili u bë vend i preferuar predikimi për John Wesley-n.

Kopshtet

Ndërsa radhët për Kopshtet e humbura të Heligan dhe Eden do të jenë veçanërisht të gjata këtë vit, kopshtet më të vogla të Cornwall ofrojnë një arratisje më paqësore.

Pedn Billy është një kopsht 12 hektarësh në lumin Helford, ngjitur me parajsat subtropikale të Trebah dhe Glendurgan, të dyja këto gjithashtu ia vlen të vizitohen.

Pedn Billy është një nga disa kopshtet e vegjël në Cornwall Wildlife Trust, i cili mund të vizitohet midis qershorit dhe shtatorit.

Një kopësht i cili të ofron intimitet dhe ndjesi qetësie. Duke e vizituar ju do të mbështesni punën e Trustit, duke mbrojtur jetën e egër në dhe përreth Cornwall-it. Hyrja në shumicën e kopshteve të hapura është pesë paund.

St Nectan’s Glen është një perlë e papërfillur me një ujëvarë 18 metrash, shëtitje në pyje dhe lugina me hije.

Nëse dëshironi plazh…

Pa një varkë ose kajak, mund të jetë e vështirë të gjesh një plazh të fshehur dhe të zbrazët në Cornwall këtë verë, por ka disa pika sekrete në plazhet e njohura që të tjerët mund t’i kenë lënë pas dore.

Gjatë shekujve  XVIII dhe  XIX, ekzistonte një mani disi e çuditshme për krijimin e banjove të jashtme, pishina mes shkëmbinjve, në mënyrë që të provoni fuqinë shëruese të ujit të ftohtë të detit.

Disa nga këto mund të gjenden në Portreath në bregdetin verior. Banjat e Lady Basset është një grup prej shtatë pishinash baticash të bëra nga njeriu, të gjitha në lartësi të ndryshme për të kapur baticën.

Nëse dëshironi të notoni në det pa u futur në det, disa plazhe kornishiane mburren me pishina

Një nga këto, pishina e baticës Chapel Rock, është vetëm disa milje larg bregut nga Portreath, në Perranporth.

Shumica e vizitorëve qëndrojnë në rërë, megjithëse drejtohen për në shkëmb me flamurin bardh e zi të St Piranit për të gjetur këtë pishinë të përsosur.

 

Marrë dhe përshtatur nga “ The Guardian” për Albanian Post  

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore