Sport

Atletico Madrid, në verë pritet eksod lojtarësh


Shtatë lojtarë janë gati të lënë Atletico Madrid-in në verën e ardhshme, pasi përfundojnë kontratën në “Wanda Metropolitano”.

Për një pjesë të tyre, Atletico është në dyshim nëse do t’u ofrojë rinovimin. Gjithçka pritet të varet se si do të shkojë sezoni aktual.

Mes shtatë futbollistëve, që do të jenë jashtë kontratës, janë Antoine Griezmann-i dhe Benjamin Lecomte. Të dy lojtarë të huazuar. Përkatësisht, i pari nga Barcelona dhe i dyti nga Monaco.

Luis Suarez gjithashtu përfundon kontratën në fundin e sezonit. Në vitin e dytë, tek Atletico ai është sulmuesi kryesor i ekipit.

Lojtarët e tjerë janë: Sime Vrsaljko, Felipe, Hector Herrera dhe Ivan Saponjic-i.

Këtë sezon, Suarez është paraqitur në 14 ndeshje me Atletico-n, ku ka shënuar shtatë gola.

Griezmann-i po ashtu është paraqitur në 14 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Tetë ndeshje është paraqitur Felipe. Herrera është paraqitur në shtatë ndeshje dhe tri ndeshje janë për Vrsaljko-n. Lecomte dhe Saponjic nuk kanë ende asnjë minutë të regjistruar këtë sezon me Atletico Madrid-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore