Përballje

Atletico Madrid mposht me vështirësi Athletic Bilbao-n


Dueli mes Atletico Madrid-it dhe Athletic Bilbao-s përfundoi me fitoren minimale të këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte kryesisht e dominuar nga vendasit, të cilët patën mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan.

Ishte një ndeshje e ashpër ku shumë lojtarë u ndëshkuan me kartona të verdhë, por asnjë me të kuq.

Një nga zëvendësimet më të mira të Simeone-s në këtë ndeshje ishte në minutën e 72-të, ku në lojë u inkuadrua Memphis Depay.

Një minutë pas inkuadrimit në lojë, Depay asistoi për Antoinne Griezmann, i cili shënoi golin e fitores.

Atletico Madrid radhitet në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërsa Athletic Bilbao janë në vendin e shtatë me 32 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore