Lajme

Atletët që u dashuruan në Lojërat e 1964 kanë një këshillë për pjesëmarrësit


Çiklisti Hugh Porter dhe notarja Anita Lonsbrough

Dy sportistët, të cilët ranë në dashuri pasi u takuan në një fluturim për në Tokio, për Lojërat Olimpike 1964, u kanë kërkuar pjesëmarrësve në Lojëra që të marrin “mbresa të mira” prej tyre.

Çiklisti Hugh Porter dhe notarja Anita Lonsbrough, të cilët fituan medalje të shumta ari, ndërsa arritën majat e sporteve të tyre përkatëse, u martuan një vit pasi u takuan gjatë fluturimit.

Në një intervistë për BBC-në, çifti ndan dijen e tyre, ndërsa u kërkuan atletëve të “absorbojnë gjithçka”.

Këshilla e çiftit vjen në Lojërat e të njëjtit qytet, 56 vite më parë, ku ata u takuan dhe u dashuruan.

“Nuk mund të flija, kështu që eca në pjesën e përparme të aeroplanit për të biseduar me disa nga djemtë modernë të pentathlon-it që i njihja nga Roma”, tha Lonsborough për Express dhe Star në një intervistë të vitit 2015.

“Unë fola me Hugh dhe, më pas, ai më kërkoi që të bashkohesha me të për të ngrënë mëngjes. Ne u takuam në ceremoninë e hapjes, por ishte e vështirë të mbash lidhje gjatë lojërave, sepse çiklistët ishin me milje larg Tokios”, tregon ajo.

E rëndësishme për të ishte që e pa teksa garonte dhe marrëdhënia, sipas saj, mori hov që nga ai moment.

Lonsborough përshkroi gjithashtu përvojën e saj si sportistja që mbajti flamurin kombëtar të vendit të saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 1964. Ajo ishte atletja e parë britanike që ishte një flamurtare.

“Papritmas hyn në këtë arenë gjigante dhe zhurma thjesht të lë pa fjalë”, tha ajo për BBC.

Burri i saj, Porter, gjithashtu u ngrit në krye të botës së çiklizmit, pasi rrëmbeu katër medalje të arta të Kampionateve Botërore midis viteve 1968 dhe 1973. Ai, gjithashtu, fitoi një medalje të artë në Lojërat e Komonuelthit të vitit 1966.

Porter tha se ishte i shqetësuar për ndikimin e pandemisë te lojtarët.

“Ata do të strehohen në një hotel ose në një fshat, ata nuk do të jenë në gjendje të dalin jashtë, nuk e di se si ata do ta kenë trajnimin e tyre”, deklaroi ai.

Porter shtoi se i vjen keq për lojtarët, sepse nuk është i sigurt “nëse ata do të jenë në gjendje të japin më të mirën e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore